10.5 C
Tirana

Mushkëritë shërojnë vetë dëmin nga duhani

VENDI

Mushkëritë e njeriut kanë një aftësi gati “magjike” për të riparuar dëmet e shkaktuara nga pirja e duhanit, por vetëm nëse e ndaloni këtë ves.

Shkencëtarët më parë kishin arritur në përfundimin se dëmtimi i mushkërive është i përhershëm dhe mund të vijojë edhe pasi lihet duhani. Por gjetjet e reja, të botuara në revistën “Nature” tregojnë se ato pak qeliza që janë dëmtuar nga duhani kanë aftësi që të rregullojnë mushkëritë.

Diçka e tillë është vënë re edhe tek pacientët që kishin pirë duhan mesatarisht një paketë në ditë për 40 vjet me radhë, derisa kanë hequr dorë.

40 përqind e qelizave të njerëzve që lanë duhanin dukeshin njësoj si të atyre që nuk kishin pirë kurrë duhan.

- Advertisement -

TE FUNDIT