16.5 C
Tirana

MOTI I KEQ NË LEZHË DHE SHKODËR/ SHTYLLAT BIEN MBI AUTOMJETE, DISA ZONA PA ENERGJI ELEKTRIKE

VENDI

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë dëme materiale në Shkodër dhe Lezhë. Në Shëngjin era e fortë ka rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre.

Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën përreth. Nga erat e forta janë thyer edhe xhamat e disa banesave.

Ndërsa në Shkodër dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore.

Situata më problematike është paraqitur në Velipojë ku ashtu si në Shëngjin shtyllat e rrëzuara nga era e fortë kanë shkaktuar dëme mbi automjetet.

Reshjet e rena ne oret e mbremjes se te martes te shoqeruar edhe me erera te forta kane shkaktuar probleme edhe ne hyrjen e Razmes.Ererat e forta kane shkaktuar renien e pemeve duke sjelle edhe bllokimin e rruges.Pemet e rena ne toke e bejne te pamundur kalimin ne anen tjeter te rruges.Pritet qe institucionet te nderhyjne per zhbllokimin e kesaj rruge.

- Advertisement -

TE FUNDIT