11.5 C
Tirana

Mos ndoshta ka edhe diçka tjetër përveç ushqimit që po na shëndosh? Mësoni disa nga shkaktarët e obezitetit

VENDI

Rritja dramatike e obezitetit i atribuohet mbingrënies dhe pasivitetit.

Mos ndoshta ka edhe diçka tjetër përveç ushqimit që po na shëndosh? Shkencëtarët kanë filluar të identifikojnë ndotësit kimikë “obezogjenikë” që çlirohen në mjedis dhe që mund të çrregullojnë metabolizmin, duke na

përballur me obezitetin. Ushqimi i infektuar është burimi kryesor i ekspozimit ndaj këtyre kimikateve dhe 95 për qind e këtij ekspozimi mund të vijë nga konsumimi i yndyrave shtazore. Ku qëndron problemi këtu?

Një studim mbarëkombëtar zbuloi se njerëzit me nivelin më të lartë të ndotësve në gjak, kishin 38 herë më shumë mundësi që të prekeshin nga diabeti. Studiuesit e Universitetit të Harvardit, identifikuan një kimikat në veçanti, heksaklorobenzenin, si faktor të fuqishëm rreziku për këtë sëmundje.

Po ku gjendet kjo toksinë?

Me sa duket, në dyqanet tona. Pas studimit të shumë produkteve në supermarket, doli se konservat e sardeleve ishin më të ndoturat me heksaklorobenzen, edhe pse salmoni ishte ushqimi më i infektuar. Në filetat e tij, u gjetën dy duzina me pesticide. Salmoni i rritur vetë ishte më i keqi.

Ai përmbante një grup toksinash kimike të quajtura PCB, 10 herë më shumë se salmoni i egër.

Toksinat industriale, si hekzaklorobenzeni e PCB-të, ishin ndaluar me ligj dekada më parë. Si është e mundur që këto toksina ndikojnë në rritjen e normave të diabetit? Përgjigjja për këtë paradoks, mund të jetë epidemia e obezitetit.

Lidhja e këtyre toksinave dhe diabetit ishte më e fortë te personat obezë, se tek ata të dobët, duke rritur mundësinë që depozitat tona të yndyrës,

të shërbejnë si rezervuare për këta ndotës. Personat mbipeshë mund të jenë duke mbajtur me vete një kosh mbetjesh toksike.

Pa rënë ndjeshëm në peshë, njerëzve që kanë ndotës të salmonit në trup, do t’u duhen 50-75 vjet për të larguar këto kimikate nga trupi.

- Advertisement -

TE FUNDIT