15.5 C
Tirana

Mos konsumoni kurrë xhinxher nëse jeni në një nga gjendjet e mëposhtme shëndetësore.

VENDI

Rrënja e xhenxhefilit njohur ndryshe si xhinxheri është përdorur për shekuj me rradhë për të trajtuar probleme shëndetësore dhe lehtësuar simptoma të ndryshme. Nëse ju jeni në një nga gjendjet e mëposhtme nuk duhet të konsumoni xhinxher pasi ky i fundit mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj.

Shtatzënia. Xhinxheri është i pasur në përbërës që lirojnë muskujt dhe ndihmojnë tretjen. Nëse ju jeni shtatzënë xhinxheri do të krijojë iluzionin e tkurrjeve të parakohshme. Gjatë 3 mujorit të fundit gratë shtatzëna e kanë të ndaluar marrjen e kësaj rrënjëjë në çfarëdo forme.

Vuani nga sëmundjet e zemrës. Xhinxheri stimulon qarkullimin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për ata që janë duke luftuar mpiksjen e gjakut apo diabetin xhinxheri është përbërësi magjik, por njerëzit që vuajnë nga hemophilia e gjakut mund të rre zikojnë jetën nëse konsumojnë xhinxher.

Trajtimi me disa barna të caktuara. Nëse jeni duke marrë ilaçe për tensionin e lartë të gjakut apo diabetit xhenxhefil mund të ketë një efekt negative. Xhinxheri stimulon hollimin e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Kur xhenxhefili kombinohet me antikoagulantë beta bllokues mund të shkaktojë dëmtime dhe ul efektet e këtyre barnave.

Jeni nënpeshe. Nëse ju jeni duke luftuar për të fituar peshë nuk duhet të konsumoni xhinxher. Ai ngre nivelin e pH e stomakut dhe stimulon enzimat të tresin ushqimin. Ajo mund të ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe ul dëshirën për ushqim. Konsumi i rregullt i çajit të xhenxhefilit ose shtojcave xhenxhefil mund të shkaktojë humbje peshe humbjen e flokëve parregullsi periodash etj.

- Advertisement -

TE FUNDIT