13.5 C
Tirana

Momenti prekës/ Pallati në flakë, zjarrfikësit shpëtojnë vajzën

VENDI

Një apartament në afërsi të qendrës, në Elbasan është përfshirë nga flakët këtë të martë. Si pasojë e zjarrit të rënë kanë mbetur të izoluar banorët e pallatit, duke rrezikuar jetën.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve shuarja e flakëve ka qenë e pamundur për një moment. Si rrjedhojë gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve ka marrë pjesë dhe një helikopter shpëtimi nga radhët e Forcave Ajrore.

Gjatë ndërhyrjes ekipi zjarrfikësve ka bërë të mundur evakuimin e një fëmije, të moshës 9 vjeç, e cila kishte mbetur e bllokuar në katin e 10 të pallatit. Falë ndërhyrjes, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plot./ Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT