Mjeku nxjerr ‘të palarat’ e ekspertëve të Ramës: Njëra s’ka mbaruar shkollën , Vëllai i tjetrës është shok i..

Mjeku i njohur, Petrit Vargu ka folur në një intervistë në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në lidhje me pandeminë e koronavirusit në vendin tonë.

PUBLICITET

Por, gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe një lidhje me Komitetit Teknik për koronavirusin. Petrit Vargu ka dhënë disa informacione për mjeket Silva Bino dhe Mira Rakacolli.

Ai është shprehur kështu:

Nëse do më pyesni a janë komitet ekspertësh, do të thoja që janë më tepër ekspertë infeksionistë se sa epidemiologë. E gjithë bota lufton me epidemiologë, i njohim të gjithë kokat që drejtojnë. Në Shqipëri nuk kemi një “kokë” që drejton. Është edhe e nderuara kolegia Silva Bino, është mjeke infeksioniste. Nëse ka bërë ndonjë kurs, ka bërë mirë, por unë nuk di që të ketë mbaruar 3 apo 4 vjeçarin për Epidemiologji.

Mira Rakacolli është neurologia më e mirë në Shqipëri, por unë e di që vëllai i saj është shok me Ilir Beqajn.
Kujtojmë këtu se mjeku, Petrit Vargu ka reaguar shumë herë kundër qeverisë Rama në lidhje me masat që janë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

PUBLICITET