12.5 C
Tirana

Mjekësia në zi, ndahet nga jeta doktori i njohur.

VENDI

Një lajm i trishtë ka ardhur për mjekësinë dhe akademinë shqiptare ku është ndarë nga jeta profesor doktor Robert Andoni. I cilësuar edhe si babai i mikrobiologjisë shqiptare profesor Andoni ndërroi jetë ditën e sotme.

Robert Andoni ishte mjek pedagog bakterolog dhe autori i 16 teksteve shkencore e mësimore. Mjeku dhe bakterologu i shquar ka diplomuar e doktoruar dhjetëra breza mjekësh.

Ai la pas një kontribut të çmuar shkencor për brezat pasardhës të fushës së mjekësisë duke shërbyer me ndershmëri e kompetencë të lartë profesionale për gati 40 vjet. Homazhet në nder të Andonit do të kryhen ditën e diel 5 janar 2020 nga ora 10 dri ne ore 12 në kishën Ungjillëzimi i Hyjlindëses në Tiranë.

- Advertisement -

TE FUNDIT