13.5 C
Tirana

Mirdita me sytë nga turizmi, krahina e njohur feston me produkte bio

VENDI

Tradita është ajo që mban gjallë një krahinë. E këtë e tregoi edhe zona e Mirdites e cila risolli një pjesë të historisë së saj mes veshjeve popullore, valleve tradicionale dhe kulinarisë së pasur.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se sfidë mbetet tërheqja e vizitorëve të huaj në këto zona .
Por kur turistët vijnë këtu përvec se të lexojnë dhe dëgjojnë për traditën duhet të gjejnë edhe produktet autentike. Kjo është sfida jonë e re, që të kenë mundësi sa më shumë që turizmin ta lidhim turizmin me produktin lokal.

Të kemi mundësinë që turistët e huaj të vijnë në Shqipëri jo vetëm për bukurinë e natyrës por të vijnë për të provuar edhe ushqimin e zonës, të vijnë të shijojnë bukurinë e traditës që kanë këto kostume fantastike të Mirditës, por të kenë mundësinë të takojnë edhe njerëz, të kenë mundësinë dhe të afrojnë agroturizëm.

Zhvillimi i agroturizmit e jo vetëm është një mundësi për punësim dhe shtimin e të ardhurave.
Ne duam që turizmi të shndërrohet në një punë emancipuese për shoqërinë, t’u ofrojë nëpërmjet turizmit shumë më tepër zonave rurale mundësinë për t’iu rikthyer jetës dhe aktivitetit në këto zona,që njerëzit të krijojnë ekonomi, të rikthehen në fshatrat e tyre për të ndërtuar pika agroturizmi që këto të kthehen në promocion dhe burime ekonomike për familjet.

Produktet bio, kostumet popullore të endura prej vitesh dhe vallet tradicionale të ruajtuara e të trashëguara ndër breza e bëjnë Mirditën një nga krahinat më të vecantë dhe autentike në Shqipëri.

- Advertisement -

TE FUNDIT