17.5 C
Tirana

Mira Kazhani tregon paraskenat e Festivalit të RTSH: Alketa dhe Elvana kishin një dhomë ekskluzivisht…

VENDI

Që të shkojmë tek e vërteta e asaj çka ka ndodhur mbrëmë në Festivalin e Këngës në RTSH duhet të hedhim dritë mbi disa fakte te cilat ndihmojnë për të kuptuar. Gjithçka nisi mbrëmë me portretin dhe zërin që iu ngadalësua Alketa Vejsiut e cila priste çdo gjë veç humbjes së Elvana Gjatës në festivalin ku një ditë me pas do e pranonte publikisht se ishte diçka mes të dyjave.

Një fjalë e dhënë. Ku e dimë ne që i dha fjalën? Po të lexojmë me vëmendje statusin e sotshëm të producentes artistike të këtij festivali Alketa Vejsiut e kuptojmë. Marrim fjalinë Elvana faleminderit ti erdhe në këtë festival sepse ti besove në vizionin tim. Vejsiu i drejtohet me nota apologjie Elvana Gjatës. Vejsiu flet në numrin njëjës. Dhe flet për vizionin e saj.

Pra ka pasur një premtim një dhënie bese një besim apriori tek juria që si para dhe pas festivalit mbetet kosto e producentëve. Nëse thua juria ime e nderuar gjatë tre netëve thuhet sërish e nderuar edhe nëse juria del që ka qenë e Vera Grabockës. Që Alketa Vejsiu ishte një pro Elvanë e tregoi edhe dhoma e zhveshjes në Pallatin e Kongreseve ku nëse të gjithë ndanë të njëjtin ambient.

Për Vejsiun dhe Gjatën pati një dhomë ekskluzivisht më vete. Janë këto fakte që tregojnë se tradhtia nuk ishte nga ana e Alketa Vejsiut e cila nuk gabon pse ka parazgjedhur Elvana Gjatën. Se këtu kish aleat një publik të tërë dhe prania e Britney Spears shqiptar Elvanës në një festival ishte prova e gjallë se çmimi skish garë dhe mos të bëjmë të paditurin.

Alketa Vejsiu gabon kur veçon publikisht një këngëtar sepse është mama e festivalit dhe të paktën zyrtarisht i duhet dhënë e njëjta dashuri edhe atij që del i fundit. Gabon kur i hakërrehet jurisë. Këtë duhet ta bëjmë ne. Mjafton të mbledhësh dhe kuptohet çka ndodhur. A ka arsye të besojmë se Arilena është tradhtia e Grabockës ndaj bashkëpunëtores Vejsiu?

Arilena është një yll i dalë nga X Factor dhe sot po të pyesë dikush për menaxherin e saj që e thërrasin Popi e kupton lehtë lidhjen e dyfishtë mes saj dhe regjisores Grabocka. Si një ujkonjë e vjetër e festivaleve dhe garave mund tia lejojmë vetes kalkulimin e Grabockës e cila nuk e ka luftuar dëshirën e sinqertë të Vejsiut për futjen në festival të divës Elvana Gjata.

Prania vetëm sa e rriti audiencën madje në fund tregoi edhe pavarësinë nga pazaret. Një tjetër fakt tërheqës është futja e duarve në ndryshimin e rregullores së Festivalit të RTSH. Për herë të parë i çelet rrugë këtë vit kantautorëve të huaj gjë që lejoi Darko Dimitrov të talentuarit për ti bërë këngën Arilenës madje edhe Erës.

U lejuan me atë rast edhe dy këngë nga një tjetër kompozitor shqiptar si Adi Hila për të krijuar një barazi. Festivalin duam apo sduam e bëri emri dhe klikimet e Elvanës dhe një Elvanë në Eurovizion megjithë makinerinë dhe eksperiencën e saj do ishte prezantim i fortë. Futja e Elvanës në këtë moshë në garë dhe gjithmonë larg festivaleve dhe garave, kishte motiv vetëm Eurovizionin.

Elvana e pati mbështetjen e publikut jurisë ndërkombëtare të Alketës edhe timen po deshët por në fund ajo rezultoi vetëm dekori ideal për ti dhënë fitoren e zhurmshme Arilenës fitueses së pafajshme të një festivali të fajshëm. Verbëri të ndahesh sot mes Elvanës dhe Arilenës.

Edhe diçka gjithmonë në lëmin e fakteve. Kurioz të bën edhe një fakt i fundit që Vejsiu e përplasi me aq emocion e krenari 400 karriget e shtuara për herë të parë në festival por që gjatë mbrëmjes prej tyre u thirr Arilena. Të tjerat si u vesh Alketa sa herë këndoi Alketa cila e meritoi Elvana apo Arilena janë rërë.

- Advertisement -

TE FUNDIT