18.5 C
Tirana

Mira e Bieta merrin rroga të majme në UKT, Veliaj: Duhen që t’u…

VENDI

Me fakte dhe e shkruar e zeza mbi të bardhë, në media u zbulua se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo paguheshin me taksat e qytetarëve të Tiranës për mbështjetjen ndaj “Rilindjes”.

Kazhani paguhej me plot 830 mijë lekë të vjetra në muaj nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, e cila “ushqehet” nga taksat e banorëve të Tiranës. Madje rezultoi se Mira Kazhani përpos profesionit të gazetares është edhe këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë.

Po ashtu, u zbulua edhe që Sulo paguhej me një rrogë prej 550 mijë lekësh të vjetra në muaj, ku figuron e punësuar si specialiste në këtë ndërmarrje.

Kazhani dha dorëheqjen dhe në reagimin e saj tha edhe punonte sepse nuk i dilte rroga që merrte si gazetare. Kurse nga ana tjetër sot kreu i Bashkisë së Tiranës ka vazhduar duke mbrojtur idenë e tij përse duhen punësuar në UKT gazetaret që i bëjnë lajka.

Gjatë një vizite në Bovillë, Veliaj bashkë me drejtorin e UKT-së, Redi Mollën foli edhe për punënsimin e gazetareve në UKT.

Sipas asaj që tha Veliaj gazetaret në këtë ndërrmarrje duhen për të shpjegur cilësinë e ujit, që është jashtëzakonisht i kulluar dhe perfekt nga Bovilla, por kontaminohet nëpër depozita. Të gjitha këto cilësi të ujit i tha Veliaj.

Por ai nuk u ndal me kaq sepse ata që nuk i kuptojnë këtu gjëra i ka quajtur histerikë.

Veliaj tha:

Një nga gjërat që duhen shpjeguar më shumë, dhe me ju shpjegu’ dhe atyre histerikëve, se një nga arsyet pse duhen edhe njerëzit e mediave në Ujësjellës, me ju shpjegu’ këto gjëra. Uji këtu del i kulluar, në momentin që shkon në një depozitë që t’i se ke pastruar, administratori i pallatit nuk ka bërë detyrën, apo pallati nuk ka administrator, uji të kontaminohet në depozitë, sepse në momentin që këtu bën kontaminimin më modern që përdor gjithë bota, uji del perfekt. Një pjesë është edhe tubacioni i vjetër nëpër lagje.

Mesa duket Veliaj ka nisur dhe fyen me terma si ‘‘histerikë‘‘ ata që rebelohen, për faktin që Veliaj punëson gazetare që i bëjnë lajka dhe e ftojnë shpesh nëpër emisione, për të treguar se mblillte shumë pemë, kurse tani po dërgon vetë shtëpi më shtëpi qese me ndihma, të paktën kështu është fotografuar.

Kujtojmë këtu se në muajin gusht të vitit të kaluar në Tiranë, pati raportime të shumta që banorët nuk kishin ujë në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu ka patur edhe raportime të shumta, që banorëve në Tiranë uji u shkon i ndotur, por mesa duket për Veliajn uji është perfekt.

Mos të harrojmë këtu që Erion Veliaj, disa kohë më parë në një intervistë që dha me gazetarin Enkel Demi tha se ishte ngritur shpejt dhe kishte dalë të blinte ujë sepse nuk kishte në shtëpi. Kuptohet se deklaratat e tij bien shumë në kontraditë me njëra-tjerën.

- Advertisement -

TE FUNDIT