13.5 C
Tirana

Manastirliu nga spitali rajonal i Shkodrës: Ky shërbim ofrohet brenda 24 orëve.

VENDI

Ministrja deklaroi se shërbimi i hemodinamikës në spitalin rajonal të Shkodrës ofrohet brenda 24 orëve, duke zeruar radhët e pritjes për këtë shërbim jetik për qytetarët, që sot ofrohet afër vendbanimit.Gjatë vizitës në spitalin e Shkodrës, Ministrja Manastirliu deklaroi se falë bashkëpunimit me shërbimin universitar të QSUT, spitali i Shkodrës po mbulon shërbimin e koronarografisë për të gjithë zonën e veriut.

Manastirliu tha se 98 perqind e koronarografive kryhen në spitalet publike. 6835 qytetarë kanë përfituar nga paketat e zemrës në spitalet publike dhe jo publike këtë vit. Rritja e kapaciteteve në spitalet publike me ngritjen e tre qendrave të hemodinamikës në spitalin Shefqet Ndroqi, në Fier dhe Shkodër, ka mundësuar që 98 perqind e këtij shërbimi të ofrohet në spitalet publike, tha Manastirliu.

Në rang vendi, sipas ministres radhët e pritjes për shërbimin e koronarografisë janë reduktuar në dy javë. Si rezultat i investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për Njësitë e Hemodinamikës, ndërsa ndërhyrjet e kryera janë rritur me 20 perqind në 10 mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Manastirliu deklaroi se me kapacitetet e shtuara, synimi është mbulimi i plotë i paketave të zemrës në spitalet publike.

- Advertisement -

TE FUNDIT