16.5 C
Tirana

Ministri i Turizmit, Klosi tregon hapur pengun e tij më të madh në jetë.

VENDI

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites ka zbuluar pengun e tij më të madh karshi fëmijëve. Si çdo politikan koha për të kaluar pranë fëmijëve nuk është asnjëherë e mjaftueshme e për këtë Klosi ndihet paksa fajtor.

Njeriu e zgjedh vetë jetën që do të bëjë dhe natyrisht që është një problem ose si të thuash një peng që kam karshi fëmijëve ne nuk rrimë aq sa duhet bashkë. Por realisht ne ndajmë kohë me njëri tjetrin dhe kjo falë Norës që e menaxhon kohën shumë më tepër me fëmijët dhe e menaxhon edhe për mua bashkë me ta.

Ne kemi një ditë të shenjtë që është e Diela përfundoi Blendi Klosi. Ministri Klosi ka ndarë gjithashtu edhe momente nga jeta e tij private ku ka zbuluar për publikun dhe momentin kur ka njohur Norën bashkëshorten e tij.

Unë Norën e kam njohur në television unë jepja intervista në televizionin Klan patëm njohjen e parë. Krijuam miqësi e më pas familjen. Në pjesën e debateve dhe në marrëdhënien me gazetarët dhe median më ndihmon shumë u shpreh ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT