12.5 C
Tirana

Ministri Di Maio tregon episodin me infermierin shqiptar: Sa zbriti nga avioni më foli në gjuhën napoletane, ishte motiv për të buzëqeshur në këto ditë të vështira

VENDI

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka treguar mbrëmjen e sotme një pjesë nga biseda që kishte bërë dje me një prej infermierëve nga Shqipëria, që shkuan në vendin fqinj për të asistuar në betejën me koronavirusin.

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në Opinion, Di Maio tha se sapo kishte zbritur nga avioni, infermieri shqiptar i kishte folur në dialekt napoletan.

“Kishte kaluar shumë vite atje dhe ishte një ato pak motive për të buzëqeshur në këto ditë”, u shpreh Di Maio, ndërsa falenderoi popullin shqiptar për solidaritetin me vendin e tij.

Fevziu: Zoti ministër ju folët sot për 30 mjekë dhe infermierë që erdhën të shtunën në ndihmë. Po mund t’ju kujtoja edhe qindra shqiptarë, infermierë e mjekë, që po punojnë në vijën e parë dhe po ndihmojnë çdo ditë. Madje po ndihmojnë dhe emisionet. Ndaj doja t’ju pyesja a keni një mesazh për shqiptarët?

Di Maio: Populli shqiptar, nuk bën përjashtim. Duhet të kuptojë siç ja themi edhe popullit Italian, se qëndrimi në shtëpi po shpëton jetë. Unë e them gjithmonë në Itali, që gjyshërve tanë u është kërkuar të shkojnë në luftë, ne na kërkojnë maskimumi të qëndrojmë në shtëpi. Unë besoj se këtë sforco mund ta bëjmë. Besojuni institucioneve dhe komunitetit shkencor. Më lejoni të falënderoj të gjithë komunitetin shqiptar në Itali. Mund të them se mes anekdotave të kësaj emergjence, është sigurisht edhe ajo e një prej infermierëve shqiptarë që zbriti dje nga avioni dhe nisi të më flasë në gjuhën napoletane, unë jam nga Napoli. Kishte kaluar shumë vite atje dhe ishte një ato pak motive për të buzëqeshur në këto ditë.

- Advertisement -

TE FUNDIT