12.5 C
Tirana

Meta u fut në histori, shmangu konfliktin civil më 30 qershor

VENDI

Lefter Maliqi deputet I parlamentit, e ka quajtur veprimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, një veprim në shërbim të interesave të vendit.

Maliqi shkruan në faqen e tij në facebook se me këtë vendim, kreu I shtetit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktature,.
Veprimi I Metës, sipas Maliqit do të mbetet në histori.

Veprim dinjitoz prej pushtetari,largpamësi,mbi palet,në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane.Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë,pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima.

Demokracia do ishte në rrezik,vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik.Presidenti uli tensionet tregoj veten që eshtë mbi palët,tregoj veten që eshte student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor.

Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktatures.Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes.Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarte Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral.Sot fitoj Demokracia,fitoj Shqiperia,fitoj e ardhmja Europiane.

- Advertisement -

TE FUNDIT