11.5 C
Tirana

Mesazhi i Papës për Pashkët: Mos ju dorëzoni frikës së krijuar nga COVID-19, çdo gjë do të shkojë mirë

VENDI

Besimtarët katolikë festojnë sot ringjalljen e Krishtit, pashkët. Papa Françesku gjatë fjalës së tij në vigjilje të Pashkëve të shtunën mbrëma, në Bazilikën pothuajse të zbrazët të Shën Pjetrit, tha se në këtë kohë pandemie njerëzit nuk duhet t’i dorëzohen frikës. Ati i Shenjtë u tha besimtarëve që çdo gjë do të shkojë mirë.

“Ne nuk do të dorëzohemi, ne nuk vendosim një gur mbi shpresën. Ne mundemi dhe duhet të shpresojmë se Zoti nuk ka lënë të vetëm…Çdo gjë do të shkojë mirë, le të themi kështu me këmbëngulje këto javë, por edhe shpresa më e fortë mund të avullojë. Shpresa e Jezusit është ndryshe. Zoti është i madh. Errësira dhe vdekja nuk do ta thonë fjalën e fundit.”, u shpreh Papa Francesku.

Italia vijon luftën me COVID-19. Festimet për pashkët po bëhen në kushte izolimi. Askush nuk ka qenë në prezent në kisha apo katedrale dhe mesha kudo është zhvilluar online

- Advertisement -

TE FUNDIT