11.5 C
Tirana

Merren për ekzaminim edhe 23 mostra të reja në Shkodër, dyshohen të infektuar me korona virus…

VENDI

Komisioni i Mbrojtjes Civile të qarkut Shkodër informon: Vijon të monitorohet situata epidemiologjike, nga NJVKSh- të, në të gjithë territorin e Qarkut. Sot kanë ardhur pergjigjet e 30 mostrave të dërguara dje në Tiranë nga Shkodra të cilat rezultuan të gjitha negative, ndërsa janë dërguar edhe 23 mostra të tjera gjatë paraditës, 2 prej të cilave nga Bashkia Pukë ekzaminim në ISHP në Tiranë.

Sot kanë ardhur edhe 9 shtetas të tjerë të cilët janë akomoduar në Konviktin “Luigj Gurakuqi”, duke shkuar në 13 numri i personave të akomoduar për vetëkarantinim, të cilët janë akomoduar nga administratori i Konviktit, dhe ruajtja fizike e tyre vijon nga strukturat e ushtrisë. Kemi edhe 13 persona të tjere në konviktin e shkollës së Tamarës, në Malësi të Madhe, gjithsejt janë rreth 26 të akomoduar.

Sot janë larguar 6 personat që e kanë kryer karantinimin ne Hotel Cavaliero, duke zbatuar të gjitha procedurat dhe rregullat që parashikon udhëzimi i përbashkët i të dy ministrive.

- Advertisement -

TE FUNDIT