14.5 C
Tirana

Merren 34 mostra të tjera nga Shkodra, si të dyshuara për infektim nga virusi…

VENDI

Komisioni i Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër njofoton se nga NJVKSH- të, po moniotorohet situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut e cila është në nivele të qëndrueshme.

Nga NJVKSH- ja Shkodër, informohet se nga përgjigjet e 27 mostrave të dërguara dje, në ISHP, kanë ardhur pergjigje pozitive vetëm për 2 mostra,(nje rast i ri dhe nje rast kontakti) ndërsa të gjitha të tjerat janë negative. Në total, shkon në 107 numri pozitiv covid-19.

Sot janë dërguar 34 mostra të tjera në ISHP, Tiranë, ndërkohë vijon puna për gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara. Në konviktin e Univeristetit “Luigj Gurakuqi”, gjendja shëndetësore e 29 të akomoduarve që janë në karantinë është e mirë, vazhdon monitorimi dhe kontrolli i tyre nga strukturat e NJVKSH- së. Ruajtja fizike e objektit bëhet nga strukturat e Repartit Ushtarak 1010, Vau Dejes.

NJVKSH- të Puke dhe Fushe Arrëz, informojnë se nuk asnje vatër covid-19, ndersa gjendja shendetesore e 4 pacienteve te sheruar nga covid-19 eshte e mire. Nuk ka asnje telefonate te bere ne drejtim te 127.

NJVKSH- ja M.Madhe, nuk ka raste të prekur, nuk eshte marre asnje tampon (ekzaminimi per Covid-19) dhe nuk ka asnje rast te dyshuar. Janë shpërndarë medikamentet mjekësore të rimborsueshme të ndara sipas Nj Administrative: Koplik 5, Qëndër 5, Gruemirë 11, Shkrel 4, Kastrat 0, dhe Kelmend 6.

Nga Drejtoria e Spitalit Rajonal (SR) Shkodër, informohet se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 47 vizita te urgjences, nga të cilat janë marre 2 mostra te dyshuar për covid-19.

- Advertisement -

TE FUNDIT