Merr flakë makina në lëvizje, shpëton pa dëmtime shoferi- shkak i zjarrit një shkëndijë elektrike…

Një automjet ka shpërthyér në flâkë natën e shkuar në fshatin Gracen teksa udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Policia lokale sqaroi se ngjarja dyshohet të ketë si pasojë e një shkëndije elektrike.

PUBLICITET

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, në automjetin tip “Pezho”, me drejtues shtetasin K.B., i cili ka qënë në lëvizje e sipër, ka rënë zjarr. Në vendngjarje shkoi menjëhrë grupi hetimor dhe zjarrfiksja dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në automjet. Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar.

PUBLICITET