10.5 C
Tirana

Mënyrat më të mira për tu dobësuar gjatë menopauzës.

VENDI

Femrat të cilat janë duke kaluar në fazën e menopauzës janë më të rrezikuara nga shtimi i peshës për shkak të reduktimit të niveleve të estrogjenit. Procesi natyral i plakjes gjithashtu u kërkon femrave që gjatë menopauzës të përvetësojnë një stil të shëndetshëm jetese dhe të bëjnë ushtrime aerobike për të humbur peshë më shpejt.

Përse humbja e peshës është e vështirë për femrat gjatë menopauzës?

Femrat të cilat nuk kanë cikël menstrual për 12 muaj radhazi kanë arritur fazën e menopauzës. Gjatë kësaj periudhe, është më sfiduese për femrat të humbin peshë sepse yndyra e tyre trupore rritet dukshëm. Fillimisht, nivelet e tyre të estrogjenit reduktohen jashtëzakonisht shumë. Kur kjo ndodh, ato janë më të prira të shtojnë peshë sepse ky hormon femëror është përgjegjës për karakteristikat fizike, mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave, për rregullimin e ciklit menstrual dhe për nivelet e kolesterolit.

Megjithëse shtimi i peshës nuk është rezultat ekzakt i menopauzës, një artikull i publikuar në “Taylor and Francis Online” ka pohuar se kjo periudhë e rrit yndyrën totale të trupit dhe atë abdominale te femrat gjatë menopauzës. Në fakt, doktorët e ndërlidhin menopauzën me shtimin e tepërt të peshës, gjë e cila mund të shpie edhe në tip 2 të diabetit dhe në sëmundje të zemrës.

Proceset natyrale të plakjes dhe stili i pashëndetshëm i jetesës gjithashtu e bëjnë të vështirë që gratë të humbin peshën e tepërt. Siç tregojnë ekspertët, mosha i bën njerëzit më pak aktivë fizikisht dhe metabolizmi i tyre ngadalësohet. Këto shkaktojnë rritje të yndyrës në trup për shkak të reduktimit të masës muskulore.

Gjatë menopauzës, femrat gjithashtu përjetojnë skuqje dhe djersitje gjatë natës, gjëra të cilat u pengojnë atyre gjumin e mirë. Sipas studimeve, gjumi i dobët apo mungesa e gjumit çojnë në humbje të peshës.

Aktiviteti i rregullt fizik

Një studim i publikuar në “Sexual Health and Menopause Online” ka pohuar se ushtrimet aerobike promovojnë humbjen e peshës dhe përmirësojnë shëndetin fizik. Gjithashtu zvogëlojnë yndyrën trupore pas menopauzës.

Dieta e shëndetshme

Sipas “Medical Today”, ndryshimet në dietë promovojnë humbjen e peshës. Dieta duhet të përfshijë përbërës të cilët janë të mbushur me vlera ushqyese, siç janë frutat dhe perimet, proteinat dhe drithërat.

Terapitë alternative

Stresi është një ndër faktorët që gjithashtu e shkakton shtimin e peshës. Terapitë alternative si hipnoza, joga, meditimi dhe çajërat bimor çojnë në humbje të dukshme peshe dhe u zvogëlojnë nivelet e stresit.

- Advertisement -

TE FUNDIT