13.5 C
Tirana

Mëngjesi i sotëm fillon me lëkundje tërmeti në Korçë

VENDI

Lëkundje tërmeti janë ndjerë orët e para të mëngjesit të sotëm.

 

Sipas Institutit të Gejoshkencave Igjeum, tërmeti është ndjerë në Korçë në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm. Lëkundjet janë ndjerë 7 km në veri të Korçës.

 

Ai ka patur një magnitutë prej 3.4 ballë. Ndërsa thellësia e veprimit ka qënë 22 kilometra.

 

Kujtojmë se zona e Korçës ka patur lëkundje të vazhdueshme tërmeti prej goditjes së fortë të qershorit 2019 kur edhe një numër i madh familjesh mbetën pa banesa për shkak të dëmtimeve të tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT