16.5 C
Tirana

Menduat se iku dimri?/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

VENDI

Reshjet e shiut do të vijojnë gati përgjatë gjithë ditës së mërkurë në bregdet, zonat e ulëta hera- herës edhe në formën e shtrëngatave me rrufe. Sipas SHMU, në alpe e verilindje reshjet do të jenë në formën e dëborës e që prej orëve të mesnatës do të jenë të dendura në këto zona.

Me rënien e ndjeshme të temperaturave gjatë ditës reshjet e dëborës do të përfshijnë pjesën më të madhe të rajonit verior deri në lartësi fushore sikundër shihet në hartë.

Në lindje e juglindje reshjet e dëborës nisin prej orëve të paradites deri në lartësitë 500-600 metër me intensitet deri mesatar. Era veriperëndimore do të fryjë hera herës e fortë, kryesisht në bregdet, zonat e ulëta e lugina. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.

E gjithë kjo situatë nuk do të zgjasë gjatë, pasi në mbrëmje reshjet e shiut e dëborës ndërpriten, për ti lënë vendin kthjellimeve.

- Advertisement -

TE FUNDIT