12.5 C
Tirana

Mendoi se i vunë tritol në shtëpi, por në fakt…

VENDI

Shpërthimi i orëve të para të mëngjesit në në lagjen Kushtrimi të Vlorës rezulton të jetë shkaktuar nga dushi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm jashtë banesës së Jetnor Devollit.

Fillimisht u raportua për shpêrthim me lëndë plasëse por më vonë u sqarua se ngjarja ka ndodhur nga dushi. Pronari i banesës Jetnor Devolli shpjegon se në momentin e shpërthimit të gjithë antarët kanë qënë në banesë dhe nuk e kuptuan se çfarë ndodhi.

Ka shpêrthyer kazani i dushit e lanë fëmijët ndezur dhe ne nuk e pamë. Policia erdhi dhe verifikoi. Unë skam pasur dhe as kam probleme me njeri. Plot dëme janë bërë. Fëmijët për fat ishin poshtë dhe nuk ka probleme në njerëz.

Shyqyr Zotit jemi mirë, tha Devolli. Ka qënë Policia ajo që ka konstatuar se shpêrthimi është shkaktuar nga dushi duke shkaktuar kështu dëme materiale në katin e dytë të banesës

- Advertisement -

TE FUNDIT