18.5 C
Tirana

MEDIAT ZVICERIANE PYESIN LEDRI VULËN PËR LOREDANËN, KËNGËTARI NUK KURSEHET…

VENDI

Ledri Vula është një ndër reperat shqiptarë më të njohur të momentit. Së fundmi Ledri ka marrë vëmendje edhe nga mediat zviceriane.

Reperi ka dhënë një intervistë. Në përshkrimin që i bëjnë këngëtarit thuhet se Ledri Vula (32) është një prej yjeve të mëdhenj dhe hitet e tij dëgjohen edhe në Zvicër.

Intervistën Ledri e dha gjatë një vizite në Zvicër atje ku ka shkuar për të performaur në një prej festivaleve në Cyrih.

“Sot jom në Zyrih. Në Zyrih më bie me ardh shpesh mos të them, në Zyrih më bie me ardh më shpesh se në vende të tjera në Kosovë. Më pëlqen qyteti. Më pëlqen ushqimi edhe më pëlqejnë shumë njerëzit edhe kam shumë shoqëri këtu edhe sa herë më jepet mundësia me ardh une vi se ndihem si në shtëpi.

Po une jam i njoftuar në vendim tem, mirëpo kohëve të fundit muzika nuk njeh kufi edhe ka depërtu shumë edhe në vende sidomos në Evropë edhe po më vjen mirë që kur po dal në rrugë njerëzit që po na takojnë edhe pse nuk janë shqiptar po na njohin edhe kjo më bën të lumtur”, tha Ledri.

Më tje këngëtari është pyetur edhe në lidhje me lajmet për reperen Loredana Zefi në Zvicër.

“Po jam njohur me lajmet, normal kanë bërë bujë edhe te na. Askush nuk gëzohet për sene të tilla që ndodhin, unë mendoj që është një artiste shumë e talentuar, dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton neve si popull, nëse veç ajo është pyetja”, ka përfunduar Vula.

- Advertisement -

TE FUNDIT