13.5 C
Tirana

Media në zi, gazetarja e njohur shqiptare humb jetën gjatë lindjes

VENDI

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme mediat, pasi gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Ardita Sylejmani ka ndërruar jetë gjatë lindjes.

Mësohet se Sylejmani ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes në një spital në Budapest, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Gazetarja 33-vjeçare është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i cili është diplomatik i Republikës së Kosovës në Hungari.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Drejtori Gjeneral i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.
Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolegë të RTK-së dhe më gjerë pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta”, deklaron Kastrati.

- Advertisement -

TE FUNDIT