11.5 C
Tirana

Media greke e shpallin “hero” terroristin grek, që u ekzekutua nga RENEA

VENDI

Pas vrasjjes së terroristit grek, mediat greke po e bëjnë hero! Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetari Shpëtim Zinxhiria, teksa publikon një artikull të medies greke ANT1 News, shkruan:

‘Mediat greke e bejne hero terroristin, ne vend qe ta denojne kete ngjarrje…’

Më tej gazetari shprehet: ‘Ne vend qe te kerkojne falje dhe te denojne kete ngjarrje e bejne edhe hero, me justifikimn se ky ngriti flamurin grek, dhe policia shqiptare e uli ate, prandaj qelloi. Pyetja shtrohet po pse vajti me arme per te ngritur flamurin nese biem dakord per nje cast me mediat greke.’

Kujtojmë se 35-vjeçari grek që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu e kishte paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan ‘Grek ose vdekje’.

- Advertisement -

TE FUNDIT