13.5 C
Tirana

Më Shumë Se Një Ëndërr, shkodrani Kumbulla Shënon Në Serie A

VENDI

Futbollisti shkodran Marash Kumbulla ka arritur të gjejë golin e parë në Seria A. Nje gol qe padiskutim i ka dhene nje sadisfaksion te madh 19 vjeçarit.

Mbrojtësi i Kombëtares ka bërë një sezon fantastik deri tani, duke qenë lojtari më i mirë në takimet që ka zhvilluar Verona. Tashmë i mungonte vetëm një realizim që erdhi ndaj Sampdorias.

Aktualisht rezultati është në shifrat 1-0 dhe rrjeta u tund në minutën e 9. Pas një krosimi nga goditja e këndit, Kumbulla ka fituar duelin ajror me Auderon, duke dërguar topin në rrjetë.

Festa është mëse legjitime për lojtarin që u rrit në akademinë e Veronës dhe tashmë gjen golin në elitën e futbollit Italian.

E ardhmja e ketij futbollisti duket e sigurte dhe me shume siguri shpejt do ta shohim duke luajtur si titullar edhe me kombetaren shqiptare.

- Advertisement -

TE FUNDIT