13.5 C
Tirana

Më në fund zbulohet emri që do të mbajë arena kombëtare, stadiumi i ri në Tiranë (Emri)

VENDI

Arrihet marrëveshja, Arena Kombëtare tashmë do të quhet Air Albania Stadium. Lajmi është bërë publik nga Procesi Sportiv, teksa mësohet se kompania ajrore do të paguajë plot 650 mijë euro në vit, për vendosjen e emrit të stadiumit kombëtar. Njësoj si kompania fluturuese shqiptare, i njëjti emër do të mbajë edhe stadiumi, për një vlerë jo të vogël por plot 650 mijë euro në vit. Kjo është shuma që sipas marrëveshjes, kompania Air Albania do të paguajë për stadiumin e ri. Inagurimi impiantit modern do të bëhet më datë 17 nëntor në ndeshjen Shqipëri Francë. Në garë për emrin e ri të stadiumit kanë qenë edhe disa kompani të tjera, por me sa duket oferta e Air Albania ka qenë më bindëse. Stadiumi i ri nisi të ndërtohej në vitin 2016 dhe kostoja e tij kap vlerën e plot 75 milionë eurove. Me 22 mijë vende, stadiumi Air Albania është një nga stadiumet më të shtrenjta, ku një stol ka vlerën e 3 mijë eurove kosto ndërtimi.

- Advertisement -

TE FUNDIT