9.5 C
Tirana

Me kë ka vendosur Ermal Fejzullahu të bëjë hitin e radhës?

VENDI

Vera ka startuar tashmë dhe bashkë me të kanë ardhur dhe prurjet më të reja muzikore nga të gjithë këngëtarët e showbiz-it shqiptar, të cilët janë kujdesur të sjellin këngë ritmike për ditët e nxehta të 3 muajve të ardhshëm.
Ndonëse këngën më të fundit e publikoi vetëm 3 javë më parë, duket se Kida është duke u përgatitur për një tjetër projekt veror. Ka qenë Ermal Fejzullahu ai i cili ka zbuluar gjithçka me anë të një fotoje në llogarinë e tij në ‘Instagram’, krah së cilës ka shkruar: “N’tela, së shpejti”.
Ashtu siç kuptohet dhe nga pamjet, duket se dyshja e artistëve janë duke xhiruar klipin e tyre më të ri. Nuk dihet ende një datë se kur Kida dhe Ermali do ta publikojnë në kanalin e ‘Youtube’ këngën e tyre, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë ata.
Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë i artistëve. Në muajin shkurt të vitit 2016 ata sollën këngën ‘Mi amore’, e cila u kthye në një hit menjëherë dhe deri më tani numëron 21 milionë klikime.

- Advertisement -

TE FUNDIT