16.5 C
Tirana

Me dokumenta false drejt Anglisë, arrestohet 23 vjeçarja dhe punonjësi në aeroportin e Rinasit

VENDI

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Informacionet bëjnë me dije se një 23-vjeçare dhe një punonjës i skanerit në aeroportin e Rinasit janë arrestuar këtë të premte nga policia kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Ndërkohë shtetasi R. K punonjës i aeroportit të Rinasit në kontrollin me skaner, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me

gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K.

- Advertisement -

TE FUNDIT