18.5 C
Tirana

Me anë të celularit luante baste sportive në lokal, prangoset 43-vjeçari

VENDI

Policia e Korçës vuri në pranga këtë të mërkurë një 43-vjeçar. Ai u kap “mat” në lokalin e tij duke luajtur baste sportive në celular.

Ndaj shtetasit V. M. rëndojnë akuzat “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion të lokalit për lojëra të palejuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: V. M., 43 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lagjen nr. 17, në lokalin në pronësi tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “Samsung”, i cili përdorej nga ky shtetas për vendosjen e basteve sportive.

- Advertisement -

TE FUNDIT