Mbi 40 të arrestuar për tërmetin, në pranga ish krerët e komunave

Mbi 40 persona u prangosën mbrëmjen e sotme nga policia e tiranës në lidhje me hetimet e nisura nga prokuroria për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Mes atyre qe u ndaluan ne drejtorine e policise se tiranes janë edhe ish-zyrtarë te larte lokale, si ish-kryetari i komunës se Farkës, Fatbardh Plaku si dhe ish-kreu i komunes se Kasharit, Besnik Fuçia.

Po ashtu u ndaluan edhe tre ndërtues, arkitektë si dhe drejtues te meparshem te zyrave te urbanistikes në Vorë, Farkë dhe në kashar.

Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, ne dhënien e lejeve për ndërhyrje të paligjshme në palate e objekte të tjera , ç’ka ka sjelle demtim te strukturave mbajtëse të tyre.

Burimet e policisë thanë se janë lëshuar gjithsej 38 urdhër arreste, nga të cilat u ekzekutuan 27 prej tyre.

Arrestimet erdhën pas një hetimi që u shtri në Tiranë dhe Vorë, ku ishin dhe një pjesë e madhe e ndërtimeve të demtuara nga tërmeti. Hetuesit sekuestruan dhjetëra dosje në zyrat përkatëse dhe pas ekspertizës mbi problemet në objekte, vendosën të ndalojnë personat përgjegjës.

Lista e te ndaluarve:
Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia, Luan Beta, Stela Maze e Anila Harxhi, Merita Kushi, Bukurije Halili, Ali Dyrmishi, Vjollca Hoxholli, Gerti Çalliku, Jani Ikonomi, Qirjako Gjergo, Naim Shehi, Ermir Çina, Adhurim Qehajaj, Gëzim Shkalla, Pëllumb Fortuzi, Xhevahir Doda, Reis Muça, Hekri Disha, Agim Eski dhe Faik Fejzo.