6.5 C
Tirana

Maska me dy përbërës që forcon rrënjët e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

VENDI

Banania është një ndër frutat më të mirë që mund të hani dhe nutricionistët janë të mendimit se të rritur e të vegjël duhet ta hanë në çdo ditë të vitit.

Ky frut tropikal i siguron organizmit shumë lëndë ushqyese si proteina vitamina e minerale që janë po aq të rëndësishme edhe për shëndetin e flokëve.

Maskat me fruta e përbërës natyralë janë gjithnjë një ide e mirë, pasi janë ushqyese hidratuese e jo vetëm. Larg kimikateve dhe produkteve kozmetike më poshtë gjeni recetën kundër rënies së flokëve që ka si bazë frutin e bananes.

Përgatitja. Merrni një banane të pjekur mirë dhe shtypeni me ndihmën e një piruni. Pasi të keni përfituar një masë homogjene shtoni dy lugë vaj ulliri. Përziejeni sërish e këtë maskë aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut nga rrënjët deri tek majat.

Mblidhini ato me peshqir të njomur dhe lëreni maskën të veprojë për një orë e gjysmë. Në fund shpëlajeni kokën me ujë dhe lajeni si normalisht.

- Advertisement -

TE FUNDIT