20.5 C
Tirana

Masa drastike në Shqipëri/ Mbyllen shkolla dhe aktivitete publike deri në 3 prill

VENDI

Qeveria shqiptare mori masa drastike pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.

Në një mbledhje të qeverisë mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama deklaroi se shkollat dhe aktivitetet publike do të mbyllen për dy javë.

Po ashtu, fluturimet me veriun e Italisë, që është kthyer në karantinë, do të pezullohen.

Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktivieteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill.

Kreu i qeverisë apeloi që të ruhet qetësia dhe të mos përhapet panik. Në Shqipëri janë konfirmuar me koronavirus babë e bir, të kthyer nga Firence.

- Advertisement -

TE FUNDIT