“Marrëdhënia seksuale me bashkëshortin tim është bërë e mërzitshme, si të rindezim pasionin?”

Shumë çifte përfundojnë në divorc pasi nuk arrijnë të mbajnë pasionin gjallë. E njëjta gjë i ka ndodhur një gruaje 39-vjecare, e cila e do bashkëshortin, por kërkon të dijë mënyra të reja për të rindezur “zjarrin” mes tyre.

Në letrën që i ka dërguar psikologes Deidre, ka sqaruar gjithçka me detaje, duke përfshirë kërkesën për këshilla.

Letra:S eksi me bashkëshortin tim vazhdon të jetë i mirë pas 10 vitesh martesë, por unë do doja diçka më ndryshe. Unë jam 39 vjeçe, ndërsa ai është 40. Ne jemi ende shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ne kemi dy fëmijë të mrekullueshëm, një jetë të mirë, shtëpi të ngrohtë dhe nuk kemi probleme me paratë. Unë e di që ai më adhuron dhe shpesh herë i tregojmë njëri-tjetrit sa me fat jemi. Por kohët e fundit, se ksi është bërë i mërzitshëm dhe unë nuk ndjej më pasion.

Unë nuk dua të largohem nga intimiteti, por dua diçka që të rindezë “zjarrin” mes nesh. Ke ndonjë sugjerim?

Deidre:Shpesh thuhet që seksi fillon në tavolinën e mëngjesit, jo në dhomën e gjumit. Ti ke një lidhje të mirë, por si të gjitha marrëdhëniet, martesa ka nevojë për aventura që të mbahet gjallë pasioni. Provoni stile dhe vende të reja për të kryer marrëdhënie seksuale.