18.5 C
Tirana

Mariza Ikonomi nuk dëshiron të marrë më pjesë në festivale për këtë arsye.

VENDI

Mariza Ikonomi ka vetëm pak muaj që është rikthyer në vendin e saj pas një eksperience unike si këngëtare në kroçere. Gjatë kësaj kohe këngëtarja ka pasur mundësinë të takojë miq e kolegë të saj dhe sigurisht të punojë për projekte të reja muzikore. Megjithëse pritet që Mariza të sjellë këngë të reja, ajo nuk e ka ndërmend që ato ti promovojë në festivalet që organizohen në vend.

E ftuar ditën e sotme në emisionin radio televiziv Sara Radio Show, Ikonomi tha se nuk i pëlqen më ndjesia e festivaleve. Ajo u shpreh se nuk është kundër tyre, duke qenë se karrierën e saj e ka nisur prej të tilla organizimeve, por nuk i pëlqen gara me artistët e tjerë.

Nuk jam për festivale, nuk më pëlqen ndjesia e tyre. Unë jam rritur me festivale, nuk jam kundra tyre. Mund të marrësh pjesë 1 herë, 2 herë, 5 herë, por jo të marrësh pjesë gjatë gjithë kohës, sepse nuk më pëlqen ndjesia e konkurencës, është shprehur Mariza. Ajo ka shtuar se tashmë dëshiron të organizojë ndonjë koncert të sajin recital, siç bëjnë këngëtarët në mbarë botën.

- Advertisement -

TE FUNDIT