13.5 C
Tirana

Marin Mema përplaset me Ramën: Më duken absurde këto etiketime…

VENDI

Kryeministri Edi Ram zhvilloi mbasditen e sotme mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ku nuk munguan replikat e kryeministrit me gazetarët. Ashtu siç ka bërë vazhdimisht gjatë këtyre ditëve, Rama nuk nguaroi që edhe në këtë mbledhje ti adresoje medias një pjesë të fajit për situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe panikun e shkaktuar tek njerëzit.

Ndërkohë që ky koment i kryeminsitrit nuk ka kaluar për replikë, pasi gazetari Marin Mema i është kthyer duke i thënë se media nuk është macja e zezë, ndërkohë që këto etiketime të kryeminstrit i duken absurde

Edi Rama. Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë ok. Janë të sigurta, por tek ai 1 perqind duhet të shohim. Duhet një dopio vulë. Ne kemi një perandori nga mbrapa atë të perëndimit dhe se çfarë ka mbetur nga lindja.

Marin Mema. Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin tek media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, siç do sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve.

Edi Rama. Pak më tolerant me mendime e të tjerëve. Media është skandaloze dhe nuk ka diskutim. Këtu bëhet fjalë për një popull të tmerruar dhe ka një mijë mënyra dhe kënde për ta vënë kamerën dhe nëse ke sensibilitetin e momentin, është që njerëzit duhet ë fillojnë të marrin frymë.

Mos u shqetëso për kategorinë se kategoria jo te do të mbijetojë pavarësisht se çfarë them unë, por është skandaloze e përsëris. Sigurisht nuk janë të gjithë njësoj. Në këtë fazë në këto ditë, media është skandaloze, kriminale sepse këtu bëhet fjalë për ekuilibra psikologjikë të njerëzve. Kanë ikur njerëz me mijëra nga Tirane Durrësi, pse kanë ikur?

Me ato gënjeshtra e sharlatanizma që më shohin sytë, unë e kam mbyll punën me ekranet por marr raportet dhe njerëzit thonë unë po iki se ka ardhur fundi i botës. Po nuk është e vërtetë që godinat janë të gjitha duke rënë. U bë nami për spitalin, kjo është kriminale. Po bie spitali i Durrësit, ai kishte vetëm një krisje.

Po flasim për një moment ku një gjë e vogël e ndanë të gjithë dhe një shkëndijë mund të krijojë një bombë demografike, ti shohësh njerëzit në port. Ça duhet të bëjë media më shumë, të nxjerri pushkën?

- Advertisement -

TE FUNDIT