16.5 C
Tirana

Marin Mema ‘përplaset’ me kryeministrin Rama.

VENDI

Ditën e sotme është mbledhur për herë të katërt Komiteti i Rindërtimit. Gazetari Marin Mema ka folur në lidhje me zonën e Ishmit ku është shprehur se është një zonë që ka mundësi turistike.

Si dhe ka ngritur një shqetësim në lidhje me TVSH e cila ishte deklaruar që do të hiqen ne mbledhjen e fundit për materialet e ndërtimit por që deri më tani nuk është hequr.

Duke qenë se ishim tek pjesa e zonave që nuk e gjetën veten në këtë prezantim. Ne kemi patur mundësinë që të komunikojmë edhe me ministrin e Rindërtimit për të bërë një propozim për zonën e Ishmit.

Për të bërë një propozim sa i takon krijimit të një qendre sigurisht duke respektuar parametrat që do të vendosen dhe për ti dhënë dhe një mundësi asaj zone të ketë një zhvillim qoftë edhe turistik në të ardhmen duke pasur parasysh që është një zonë që ka mundësi turistike për më tej.

Shqetësimi i dytë që kemi hasur duke qenë se kemi nisur procesin e rindërtimit të paktën të katër shtëpive dhe një nga elementët që kemi problem është TVSH e cila u deklarua që do të hiqen në mbledhjen e fundit. U deklarua që do të hiqej

TVSH për materialet e ndërtimit por në fakt rezulton që sot ajo akoma nuk është hequr dhe ne kemi këtë problem madhor duke patur parasysh që për të paktën 3 javë ne do të dorëzojmë shtëpitë e para dhe i bie që në katër shtëpi shteti të mbajë një vetëm me TVSH.

Rama ju pergjigj. Për TVSH nuk e di po nisjen për para nuk e mbështes sepse kemi bërë një bisedë të qartë se këtu nuk është çështja kush niset përpara por të përfundojmë të gjithë brenda një plani të integruar.

- Advertisement -

TE FUNDIT