11.5 C
Tirana

Manjani: Populli su ka borxh një tjetër 97.

VENDI

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se skenarët e shkarkimit të presidentit Ilir Meta dhe shpërndarjes së Parlamentit nuk mund të realizohen. Sipas Manjanit, në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria. Cilido që do të ndërmerrte një hap të tillë eksbtrem. Pra të përdorte autoritetin formal për të goditur tjetrin, do sillte pasoja shumë të rënda për vendin.

Në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria. Ndaj nuk dua as ta mendoj këtë skenar. Nuk ja ka borxh ky vend askujt as një 97 tjetër, por as një Enver Hoxhë të ri, shkruan ndër të tjera Manjani. Si kër cënimi i Parlamentit Edi Ramës që do shkarkojë Presidentin, ashtu edhe kërcënimi i Presidentit Ilir Metes se do shpërndajë Parlamentin janë tërësisht jashtë hapësirës Kushtetuese të Republikës.

Siç e kemi stërspjeguar, madje edhe të konfirmuar nga Komisioni i Venecias, procedura e shkarkimit të Presidentit është jo Kushtetuese. Nga ana tjetër, Kushtetuta parasheh se shpërndarja e Parlamentit bëhet vetëm kur ky i fundit dështon të zgjedhë Kryeministrin ose kur nuk arrin të miratojë buxhetin. Asnjëri nuk legjitimohet të bëjë atë që kërcënon se do ta bëjë.

Cilido që do të ndërmerrte një hap të tillë ekstrem, pra të përdorte autoritetin formal për të goditur tjetrin, do sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin. Në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria. Ndaj nuk dua as ta mendoj këtë skenar. Nuk ja ka borxh ky vend askujt as një 97 tjetër, por as një Enver Hoxhë të ri.

- Advertisement -

TE FUNDIT