12.5 C
Tirana

Manastirliu: Parashikojmë qindra të prekur me COVID 19 në Shqipëri…

VENDI

Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama ministrja theksoi se duhet të zbatohen të gjitha rregullat pasi në rast të kundërt vendoset në problem sistemi shëndetësor.

Ajo shtoi se sa më shumë të respektohen dhe zbatohen masat që qeveria ndërmerr aq më me pak kosto do të ketë kjo situatë.

Parashikojmë disa qindra të prekur në Shqipëri dhe ne duhet të sigurohemi që ata të marrin kujdesin e duhur. Por nëse nuk i zbatojmë rregullat vendos në rre zik sistemin shëndetësorë sepse nuk arrin dot të përballojë fluksin që do të shkojë në spitale.

Sistemi nuk duhet të jetë i përgatitur vetëm për rastet e koronavirus por edhe rastet e tjera sa më shumë të zbatojmë masat që qeveria merr aq më me pak kosto do ta kalojmë këtë.

Një thirrje edhe për mjeket dhe infermierët kujdesuni dhe mos abuzoni me mjetet mbrojtëse. Një personel që do të na duhet shumë por secili nga ne duhet ta ruaj dhe të kontribuojë në ruajtjen e vetes dhe personelit mjekësor.

Manastirliu u zotua se do të do bëhet çështë e mundur për të ruajtur të pacenuar shëndetin e qytetarëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT