5.5 C
Tirana

Manastirliu firmos 5 urdhra pas konfirmimit të koronavirusit në vend.

VENDI

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu siç u paralajmërua në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm ka firmosur urdhrin për mbylljen e institucioneve arsimore me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit si dhe 4 urdhra të tjerë. Pas konfirmimit të dy rasteve të prekura nga koronavirus në Shqipëri ministria urdhëron.

– Mbylljen e institucioneve arsimore për parandalimin e përhapjes së COVID 19.

– Mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura.

– Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe ose familjarëve të pacientëve nëpër spitale.

– Vetëkarantinimin e personave që hyjnë në territorin e Shqipërisë nga zona e izoluar në Itali.

– Ndalimin e eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore.

- Advertisement -

TE FUNDIT