Malësia e Madhe: të rinj të angazhuar për qëndrueshmërinë e mjedisit

Në kuadër të projektit ndërkufitar “Connecting Rural Youth across Borders 2”, financuar ngaRYCO – Regional Youth Cooperation Office dhe zbatuar nga një partneritet i përbërë nga tre OJF(ERA Group në Kosovë, VIS Albania në Shqipëri dhe Green Step në Mal të Zi), grupi i të rinjve vullnetarë tëSlow Food Youth Network tëMalësisë sëMadhekanë realizuar një video të titulluar “…Sepse kemi nevojë për Mjedisin” për të ndërgjegjësuar komunitetin mbi ripërdorimin, riciklimin dhe reduktimin e mbetjeve ushqimore.

PUBLICITET

Projekti “Connecting Rural Youth across Borders 2” është vazhdim i një projekti të mëparshëm të filluar në 2018 dhe qënë këto dy vite ka nxitur shkëmbimin dhe bashkëpunimin midis grupeve të të rinjve të zonave rurale në tre shtete të ndryshme, duke i përfshirë ata në zhvillimin e trajnimit, ngritjen e kapaciteteve dhe aktivitetet e advokimit, duke u siguruar këtyre të rinjve mjetet e para për të pasur një ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm në komunitetin e tyre, dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështje me rëndësi të komunitetit.

Vëmendje e veçantë i’u kushtua komponentit femëror të grupit, për të përmirësuar përfshirjen sociale të vajzave në zonat më rurale dhe margjinale dhe për të forcuar vetëvlerësimin e tyre, dhe Rrjetit solid tashmëSlow Food Malësi e Madhe, për të frymëzuar Grupet e SFYN – Slow Food Youth Network në rajonin e Ballkanit.

Koncepti i videos së krijuar është rezultat i disa takimeve midis të rinjve vullnetarë, të cilët gjithashtu luajtën vetë edhe rolin e aktorëve protagonistë. Testimi dhe angazhimi në vetën e parë janë dy rezultate të rëndësishme për të rinjtë në zonat rurale, të cilët shumë shpesh nuk merren në konsideratë në proceset e vendimmarrjes në territorin e tyre.

Me këtë video, të rinjtë e Malësisë së Madhe synojnë të ftojnë sa më shumë njerëz nga komuniteti që të përshtatin stilin e tyre të jetesës në një model më të qëndrueshëm për mjedisin, duke vënë në praktikë 3 R-të e qëndrueshmërisë – Ripërdorimi, Reduktimi, Riciklimi dhe për të ftuar të rinj të tjerë nga Malësia e Madhe të jenë pjesë e grupit vullnetar të SFYN, i cili zhvillon në mënyrë periodike aktivitete rekreative dhe ndërgjegjësuese në zonë.

https://fb.watch/2y8KxmECeM/

Videoja “…Sepse kemi nevojë për Mjedisin” është në dispozicion më poshtë dhe në faqet Facebook

Instagram të VIS Albania

SFYN Malësi e Madhe

PUBLICITET