11.5 C
Tirana

Makina përplas drejtuesin e motoçikletës.

VENDI

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi është regjistruar rreth orës 11 e 10, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish-Metalurgjiku.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se një autoveturë është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i mjetit të fundit ka mbetur i plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve që sollën aksidentin. Drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar jashtë rruge dhe me urgjencë është transportuar për ndihmë dhe trajtim mjekësor në Reanimacionin e Qendrës Spitalore Elbasan.

Në aksin rrugor Elbasan Metalurgji shtetasi OH 22 vjeç, banues në fshatin Mjekës Elbasan, duke drejtuar mjetin tip Opel është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin MM 56 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës, i cili u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjekësore, jashtë rrez iku për jetën.

- Advertisement -

TE FUNDIT