12.5 C
Tirana

Makina merret përpara nga trajleri, vdes shoferi

VENDI

Një person ka humbur jetën mesditën e kësaj të enjtje si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Pogradec- Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushe ku një mjet tip Benz me targa greke është përplasur nga një trajler qe drejtohej nga shtetasi me iniciale F.M 47 vjec banues ne fshatin Bulgarec te Korces.

Si pasoje e kesaj perplasje ka humbur jetën drejtuesi i autovetures, ende i paidentifikuar.

Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me identitetin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT