13.5 C
Tirana

Makina merr flakë në ecje, dyshimet e para.

VENDI

Një makinë tip Ford ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan te kryqëzimi i Dinamos.

Sipas të dhënave të para për fat nuk ka pasur asnjë person të lënduar brenda automjetit. Në vend ka mbërritur zjarrfikësja që ka mundësuar edhe shuarjen e flakëve.

Dyshimet e para të policisë flasin për një shkëndijë elektrike por ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjatë kohës që makina ndaloi e përfshirë nga flakët në këtë zonë është bllokuar qarkullimi i mjeteve.

- Advertisement -

TE FUNDIT