10.5 C
Tirana

Makina e shqiptarëve përplaset me kamionin.

VENDI

Një aksident i rëndë, i ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm, i ka marrë jetën një të riu shqiptar si dhe ka lënë të lënduar rëndë po një tjetër shqiptar. Aksidenti ka ndodhur në orën 4 e 45 të mëngjësit në autostradën e vjetër Thebës Livadhia në Greqi.

Policia helene nuk jep detaje lidhur mbi identitetin e shqiptarit që ka humbur jetën, ndërsa është mjaftuar vetëm me moshën e tij, 49 vjeç. Shqiptarët po udhëtonin me një Mercedes Benz kur makina e tyre u përplas me një kamion.

Përplasja ishte aq e fortë, sa drejtuesi shqiptar i mjetit humbi jetën menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Policia arrestoi shoferin 60 vjeçar të kamionit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT