10.5 C
Tirana

M.MADHE, “GREEN LANDS” PROJEKTI PËR MBROJTJEN MJEDISORE

VENDI

Në sallën e këshillit bashkiak Malësi e madhe u mbajt konferenca përmbyllëse e projektit ndërkufitar mes Malit te zi dhe Shqipërisë “Green Lands” ose në shqip “Ishujt e Gjelbër” .

Ky projekt konsiston ne mbrojtjen mjedisore i cili vjen i financuar nga Bashkimi Evropian, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve te Bashkisë Malësi e Madhe, VIS Albania dhe te stafit te projektit. Përmirësimi i sistemit te menaxhimit te mbetjeve ne zonat e synuara që janë Bashkia Berane ne Mal te Zi dhe Bashkia Malësi e Madhe ne Shqipëri, zvogëlimi i ndotjes mjedisore dhe forcimi i kapaciteteve te institucioneve publike për një grumbullim te duhur te mbetjeve është qëllimi i projektit.

Sonila Kocli koordinatore e projektit tha se tashmë duhet edhe angazhimi i komunitetit dhe bashkisë Malësi e Madhe për të vijuar me menaxhimin e mbetjeve dhe ndarjen e tyre në burim.

Ana Carboni si menaxhere e VISS Albania shprehet se duhet përkushtim dhe se pas këtij projekti baza për menaxhimin e mbetjeve në Malësinë e Madhe është gati.

Inxhinieri i mjedisit ne Sektorin e shërbimeve publike të bashkisë Malësi e Madhe Kledis Kukaj shprehet se menaxhimi i mbetjeve ka përparësi në këtë bashki.

Projekti i VISS Albania, bashkisë Malësi e Madhe dhe Berane në Malin e Zi ka zgjatur për dy vite me radhë dhe ka sjellë një përmirësim të situatës sa i përket menaxhimit të mbetjeve duke nisur edhe ndarjen në burim për 1 familje në qytetin e Koplikut.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT