Lutje të Gjithë Shenjtorëve Sot, festa e të gjithë shenjtorëve, Zot Festa e të gjithë atyre që Kisha i njeh e s’i njeh. E këta janë më të shumtit. Festa e të gjithë shenjtorëve, Zot: fëmijë, të rinj e pleq, të bardhë, të zinj, të kuq e të verdhë… Njerëz nga të gjithë racat, nga të gjitha kulturat, që ty ta besuan gjithë jetën, me thjeshtësinë e fëmijës, me gëzimin e të rriturit. Me gëzim e dashuri, edhe në çastin e provës; edhe kur ishte në lojë gjithë ç’patën më të çmuar. Festa e të gjithë Shenjtorëve, Zot! Festë e shenjtërisë heroike, që të duket e pamundur.
E e shenjtërisë së përditshme: që herë të tremb herë tjetër t’lumnon rreth vatrës së ëmbël të shtëpisë sate.
Festa e të gjithë Shenjtorëve, o Zot, E të gjithë atyre që të ndoqën, me hap të sigurtë, të vendosur! Por edhe e jona, që çalojmë Në shtegun e hapur prej teje. Po, sepse Ti dhe ne na jep zemër, jetë na jep edhe shpresë! Mirësi e shenjtëri në ty e kanë burimin!
E Ti na thërret edhe ne për rrugë, pas Shenjtorëve! Mjafton ta hapim zemrën, Mjafton që Ti të zbresësh në thelb të zemrës sonë, për të na lartuar drejt Qiellit! R.SH. – Vatikan