10.5 C
Tirana

Luhet një finale të dielën, Vllaznia kundër Teutës me 4 ‘durrsakë’

VENDI

Ditën e dielë në ‘Niko Dovana’ luhet një ‘finale’ e parakohshme për mbijetesën mes Teutës dhe Vllaznisë.
Një takim që mund të përcaktojë shumë në ecurinë e të dy ekipeve në këtë sezon pasi vetëm 1 pikë ndan shkodranët me durrsakët në renditje.
Por në gjirin e Vllaznisë ka 4 lojtarë që më parë kanë mbajtur veshur fanelën e Teutës.
Duke filluar nga Andi Ribaj që është aktivizuar sezonin e kaluar me durrsakët për të vijuar me Ergis Mersini që ka luajtur në Durrës nga viti 2009 deri në 2011.
Edhe dyshja shkodrane Tafili- Bardulla janë aktivizuar në të shkuarën me ‘djemtë e detit’.
Tafili në sezonin 2010-2011 ndërsa Bardulla në atë 2014-2015. Nga ana e vetë Teuta ka vetëm një ish-lojtar të Vllaznisë, pikërisht Esin Hakaj që është një prodhim i akademisë së klubit kuqeblu./newsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT