7.5 C
Tirana

Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

VENDI

Fatos Lubonja ka shpërthyer sot fort kundër projektit të ri të Teatrit Kombëtar që është prezantuar dje. Duke komentuar për Nevs 24 shfaqjen e djeshme pa oponentë dhe pa konkurs, ai tha se edhe në kohën e diktaturës për vepra të tilla kishte oponencë.
“Edhe në kohën e Enverit kishte oponencë, merej mendim më i gjërë, nuk vendoste një njeri i vetëm si tani tha Lubonja i cili shtoi plot pezëm se me këto që po bën
Rama do përfundojë më keq se Hoxha: “Atij i tërhoqën zvarë statujët, këtë do ta tërheqin njerzit të gjallë” tha ai.
“E para gjë që dua të komentoj nuk është projekti por është mënyra se si paraqitet projekti, në një zyrë të Kryeministrisë, një projekt që edhe në kohën e Enver Hoxhës ka pasur oponencë, ka pasur edhe konkurse, nuk emërohej vetëm.
Ideja e konkursit ideja e konsultimit me publikun e shfaqjes së disa projekteve është gjeja e parë që kërkohet në një demokraci. Në Gjermani ishte një projekt nuk e di për një stadium, apo aeroport i Hitlerit u paraqit e doni kështu apo e doni ashtu.
Dhe votoi me referendum populli i Berlinit.
Pra bota përdor të tilla forma për këto projekte që janë kaq të rëndësishme. Ndërkohë që e gjithë shoqata e arkitektëve është kundër, ndërkohë që kushdo që flet jashtë skemave të Edi Ramës është kundër ne na imponohet me dhunë një projekt” tha ai për News 24.
Lubonja është shprehur për ruajtjen e teatrit të vjetër kombëtar duke thënë: “Nëse do mendimin tim më i bukur se ai ekzistuesi nuk mund të ketë. Ka histori, ka kulturë. Një anije skandinave nuk ka lidhje me një vend mesdhetar”.

- Advertisement -

TE FUNDIT