6.5 C
Tirana

Lorik Cana mungoi te miqësorja e yjeve për bamirësi, zbulohet arsyeja.

VENDI

Nga lista e ish futbollistëve shqiptarë të cilët ishin ftuar për të bërë ekipin kuqezi në turneun e bamirësisë që u zhvillua dje kishte një mungesë të madhe.

Të gjithë u habitën kur panë kuqezinjtë e rreshtuar në fushë dhe aty mungonte kapiteni legjendar Lorik Cana i cili në vitin 2016 udhëhoqi Shqipërinë drejt realizimit të ëndrrës për të marrë për herë të parë pjesë në një Europian.

Panorama Sport mëson nga burime të sigurta pranë ish kapitenit kuqezi se mungesa e Canës në aktivitetin e brendshëm ka qenë më se e justifikuar.

Pak ditë më parë Loriku ka njoftuar organizatorët e aktivitetit se e ka të pamundur për të qenë në Tiranë më 10 janar sepse do të bëhet këto ditë baba për herë të dytë.

Në këto kushte Cana ka menduar ti qëndrojë pranë bashkëshortes Monika. Ndërkohë mungesa të yjeve pati edhe te Turqia pasi nuk erdhën emra si Hasan Shash dhe Altintop.

- Advertisement -

TE FUNDIT